Bota

Abstenimi i SHBA-ve për rezolutën e armëpushimit në Gaza/ Kirby: Vendimi nuk përfaqëson ndryshim në politikën tonë

Ai shton se SHBA abstenoi sepse teksti përfundimtar i rezolutës nuk dënonte Hamasin, por pasqyron në mënyrë të drejtë pikëpamjen e tyre se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve vijnë së bashku.

25 Mars 2024, 19:36 Nga S.N
Abstenimi i SHBA-ve për rezolutën e armëpushimit në Gaza/
John Kirby

SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby përsërit se vendimi i SHBA për të abstenuar për rezolutën e OKB-së për armëpushimin nuk përfaqëson një ndryshim në politikën e tyre.

"Ne kemi qenë shumë të qartë, kemi qenë shumë të qëndrueshëm në mbështetjen tonë për një armëpushim si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh. Kështu është strukturuar marrëveshja e pengjeve dhe Rezoluta njeh bisedimet në vazhdim”, u tha Kirby gazetarëve.

Ai shton se SHBA abstenoi sepse teksti përfundimtar i rezolutës nuk dënonte Hamasin, por pasqyron në mënyrë të drejtë pikëpamjen e tyre se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve vijnë së bashku.

Kirby thotë se takimet e planifikuara midis ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan, do të vazhdojnë siç është planifikuar. "Ne presim t'ia bëjmë të qartë ministrit të mbrojtjes se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me Izraelin ndërsa luftojnë Hamasin", tha ai.

 

john kirby shba izraeli gaza

Sondazh

Poll