Bota

"Serbia më afër NATO-s se Kosova", Sanduloviç për komentet e Hill: Nuk je përfaqësues i vërtetë i SHBA, Vuçiç organizoi tubim me himnin rus

Sanduloviç ka bërë thirrje për një përgjigje urgjente nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për të adresuar këto ndarje ndërmjet qëndrimeve të ambasadorëve dhe për të ruajtur reputacionin e SHBA-së në Ballkan.

25 Mars 2024, 18:58 Nga r.ll
"Serbia më afër NATO-s se Kosova", Sanduloviç
nikolla sanduloviç, christopher hill

SERBI- Politikani serb Nikola Sanduloviç, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO. Hill tha se Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova. 

Në një postim në "X", Sanduloviç ka ngritur disa pyetje ndaj ambasadorit në lidhje me komentet e tij dhe thotë se Hill nuk është më i njëjti njeri që luftoi kundër qeverisë së Millosheviç. Ai shkruan se Hill duhet të tërhiqet nga politika me sa më pak njolla në karrierën e tij politike.

Sanduloviç ka bërë thirrje për një përgjigje urgjente nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për të adresuar këto ndarje ndërmjet qëndrimeve të ambasadorëve dhe për të ruajtur reputacionin e SHBA-së në Ballkan.

POSTIMI I PLOTË:

Ambasadori Christopher Hill, mund të na shpjegoni fjalimin e fundit të të mbrojturit tuaj Aleksandar Vuçiç për “hyrjen” e Serbisë në NATO dhe këtë tubim që ai organizoi me himnin rus kundër paktit të NATO-s? Të dy regjistrimet janë bërë në ditën e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Sipas jush, Serbia ka më shumë dëshirë dhe shanse për t'u anëtarësuar në NATO se sa Kosova? Unë nuk do të thosha kështu. Këto ishin fjalët tuaja, të cilave iu drejtua kolegu juaj nga Ambasada Amerikane në Kosovë Jeffrey Hovenier. 

Ai reagoi shumë ashpër dhe në mënyrë të justifikuar, duke thënë pikërisht të kundërtën tuaj. Asnjëherë në historinë e politikës dhe diplomacisë së jashtme amerikane nuk ka pasur një precedent të tillë dhe pikëpamje kaq të kundërta të dy ambasadorëve të të njëjtit vend. Ju nuk jeni më i njëjti njeri që luftuat kundër qeverisë së Millosheviçit, e cila tani është saktësisht e njëjtë dhe që ju aktualisht e përkrahni në Serbi. Arsyet e një përmbysjeje të tillë politike i njihni edhe ju, por edhe unë. Mendoj se ka ardhur koha të tërhiqeni me dinjitet nga politika, nëse është e mundur me sa më pak njolla në karrierën tuaj politike, e cila sigurisht do të bëhej edhe më e madhe me kalimin e kohës.

Fatkeqësisht, ju nuk jeni më njeriu i viteve '90 dhe nuk jeni një përfaqësues i vërtetë i vendit tuaj. Departamenti Amerikan i Shtetit duhet t'i përgjigjet urgjentisht këtij paralajmërimi tim me qëllim të mirë për të ruajtur reputacionin e mirë të SHBA-së
në Ballkan. Nuk do të vazhdoj dhe nuk do të komentoj më tej, do të hesht për të mirën dhe frymën e diplomacisë kulturore, pavarësisht zhgënjimit tim të madh ndaj jush...

nikolla sanduloviç christopher hill

Sondazh

Poll