Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak pas takimit në Bruksel: U sqaruan detaje të rëndësishme, javën tjetër mblidhemi sërish

Emisari i BE-së tha se me palët ranë dakord që të takohen sërish javën e ardhshme për për të gjetur një zgjidhje për problemin.

25 Mars 2024, 18:07 Nga r.ll
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak pas takimit në Bruksel: U sqaruan
pamje nga takimi

BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel janë zhvilluar takime në kuadër të dialogut Kososvë- Serbi. Por sërish, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund pa ndonjë përparim takimit, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha pas takimit se diskutimet e gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme.

“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë sot propozimet për të gjetur zgjidhje për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkruan Lajçak në "X". Emisari i BE-së tha se me palët ranë dakord që të takohen sërish javën e ardhshme për për të gjetur një zgjidhje për problemin.

Nga ana tjetër Bislimi, pas takimit me Petkoviçn nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, tha se janë diskutuar propozimet e palëve për çështjen e dinarit.

miroslav lajcak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll