Bota

Kirgistani këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Rusi pas sulmit në sallën e koncerteve

Paralajmërimi i tij vjen mes raporteve për rritjen e profilizimit policor të migrantëve nga Taxhikistani dhe republikat e tjera të Azisë Qendrore, të cilët përbëjnë shumicën e fuqisë punëtore migrante në Rusi.

25 Mars 2024, 16:03 Nga E. D
Kirgistani këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në
fotot ilustruese

AZIA QËNDRORE- Ministria e Jashtme e Kirgistanit u bëri thirrje qytetarëve të republikës së Azisë Qendrore që të mos bëjnë udhëtime të panevojshme në Rusi pas sulmit vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë.

“Rusia aktualisht po zbaton masa anti-terroriste me kontrolle të intensifikuara hyrëse dhe dalëse të atyre që kalojnë kufirin. Ambasada e Kirgistanit në Moskë rekomandon planifikimin e udhëtimit në Rusi paraprakisht dhe të mos vizitoni Rusinë pa nevojë," tha diplomati i lartë Bakyt Kadyrov.  

Paralajmërimi i tij vjen mes raporteve për rritjen e profilizimit policor të migrantëve nga Taxhikistani dhe republikat e tjera të Azisë Qendrore, të cilët përbëjnë shumicën e fuqisë punëtore migrante në Rusi. Deri më tani, asnjë qeveri tjetër e Azisë Qendrore nuk ka lëshuar paralajmërime për udhëtime në Rusi.

Ambasada e Taxhikistanit në Moskë të shtunën u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin vendet e mbushura me njerëz, ndërsa presidenti i Kazakistanit urdhëroi masa të shtuara sigurie brenda vendit.

bakyt kadyrov

Sondazh

Poll