Bota

Aksident i rëndë rrugor në Filipine, humbin jetën 17 persona

Më herët një zjarrfikës kishte raportuar për 13 trupa, duke theksuar se të plagosurit janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

25 Mars 2024, 16:00 Nga S.B
Aksident i rëndë rrugor në Filipine, humbin jetën 17 persona
pamje nga aksidenti

FILIPINE- Të paktën 17 persona ndërruan jetë sot në jug të Filipineve pasi një kamion që transportonte rërë dhe një furgon u përplasën. 17 të vdekurit janë shoferi dhe pasagjerët e furgonit. Më herët një zjarrfikës kishte raportuar për 13 trupa, duke theksuar se të plagosurit janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Mes të vdekurve është edhe një fëmijë 6-vjeçar, i cili dha frymën e fundit në spital. Mësohet se shoferi i kamionit dhe dy pasagjerët e tij mbijetuan.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë kryesore në komunën Antipas, në provincën e Cotabato, në ishullin Mindanao, i dyti më i madh në vend. Dëshmitarët okularë përshkruan se si frenat e kamionit dukej se kishin dështuar para përplasjes, tha për AFP zyrtari i menaxhimit të fatkeqësive Mick Garfin. Sipas tij, furgoni më pas ka shpërthyer në flakë, nga përplasja.

filipine aksident

Sondazh

Poll