Bota

Puma sulmon dy të rinj në Kaliforni, humb jetën 21-vjeçari, plagoset edhe vëllai i viktimës

Sipas një përditësimi nga zyra e sherifit të qarkut, 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë. Pak më vonë, zëvendësit e sherifit kanë pikasur macen sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur. 

25 Mars 2024, 07:38 Nga N.F
Puma sulmon dy të rinj në Kaliforni, humb jetën
Puma

SHBA- Dy vëllezër u sulmuan të shtunën nga një pumë në ultësirën e Sierra Nevada, në veri të Kalifornisë. Mësohet se për shkak të sulmit ka humbur jetën 21-vjeçari dhe është plagosur vëllai i tij 18-vjeçat.

Dy vëllezërit po kërkonin për brirë dreri në një zonë të largët pyjore pranë Georgetown, El Dorado County, në verilindje të Sacramento. Sipas një përditësimi nga zyra e sherifit të qarkut, 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë. Pak më vonë, zëvendësit e sherifit kanë pikasur macen sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur. Kur nxituan në krahun e të riut  zbuluan se ai tashmë kishte vdekur. 

18-vjeçari iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme dhe sipas burimeve spitalore nuk është në rrezik për jetën. Pumat janë zakonisht grabitqarë të vetmuar që jetojnë në rajonet malore të shteteve perëndimore të SHBA dhe Kanadasë. Ata ushqehen kryesisht me drerë dhe brejtës, ndërsa sulmet e tyre ndaj njerëzve janë relativisht të rralla.

Sipas raporteve amerikane, ky është sulmi i parë fatal nga një pumë ndaj një personi në Kaliforni në 20 vjet. I mëparshmi u regjistrua në janar 2004, kur një çiklist u vra në një park të Orange County, në jug të Los Anxhelosit.

shba kaliforni puma sulm viktime

Sondazh

Poll