Bota

Humbi gjysmën e krahut për shkak të tharëses së flokëve, amerikanja tregon si i ka ndodhur ky aksident i tmerrshëm

Wilson ishte duke i tharë flokët para se të flinte në shtëpinë e saj në James Island, kur papritmas humbi mendjen teksa mbante pajisjen. 

24 Mars 2024, 22:20 Nga E. D
Humbi gjysmën e krahut për shkak të tharëses së
Mary Wilson

ISLANDË- Një grua nga Karolina e Jugut po shërohet nga një aksident i tmerrshëm ku dogji aq keq dorën e saj me një tharëse flokësh saqë iu desh të amputohej. Mary Wilson thotë se po shikon pozitivisht jetën pasi humbi dorën dhe kyçin e dorës në aksidentin e frikshëm të 7 shkurtit.

Wilson ishte duke i tharë flokët para se të flinte në shtëpinë e saj në James Island, kur papritmas humbi mendjen teksa mbante pajisjen. 


Ajo u rrëzua në dysheme dhe u ul në tharëse flokësh, por pajisja ishte ende në punë me fuqi të lartë dhe ajo i dogji dorën, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë. Wilson tha se ajo ishte shtrirë e humbur në dysheme për rreth 20 minuta para se partneri i saj ta gjente. 

Wilson u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët thanë se lëndimet e saj ishin aq të rënda për shkak të dëmtimit të rëndë nervor të shkaktuar nga nxehtësia e tharëses së flokëve sa që dora dhe kyçi i saj duhej të amputoheshin.

“Djegjet në dorën time ishin djegie të shkallës së tretë, ato ishin deri në eshtra”, tha Wilson.

Ajo tha se tharësja nuk kishte një mbyllje automatike si mjetet e tjera të nxehta të flokëve dhe se një mekanizëm i tillë sigurie mund t’i ketë shpëtuar dorën.

“Ju e shihni atë sikur një hekur për rrafshimin e kaçurrelve ata kanë këtë pllakë qeramike që, kur arrin në një temperaturë të caktuar, fiket. Nëse do të ishte, atëherë ndoshta lëndimet e mia nuk do të ishin aq të mëdha”, shtoi ajo.

Nuk është e qartë se pse ajo humbi vetëdijen. Wilson thotë se ajo duhej të linte punën si kujdestare qensh dhe nuk është e sigurt nëse do të jetë në gjendje të kthehet në atë rol në të ardhmen.


“Më mungon absolutisht, më mungojnë qentë, më mungojnë klientët. Unë do të vazhdoj ta jetoj jetën time në maksimum. Është vetëm një dorë. Çfarë është kjo, 10 për qind e trupit tim? Humbja e një krahu mund të jetë diçka që ndryshon atë që jam, por nuk do të thotë se më përcakton për gjithçka”, tha Wilson.

mary wilson

Sondazh

Poll