Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba: Putini gënjen për sulmin në Moskë

Kuleba shprehet se Presidenti rus, Vladimir Putin, është një gënjeshtar patologjik, edhe tani që ai po përpiqet të lidhë Ukrainën ose vendet e tjera perëndimore me sulmin pranë Moskës, pavarësisht se nuk ka prova për të mbështetur pretendime të tilla.

24 Mars 2024, 21:42 Nga E. D
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba: Putini gënjen për
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka shkruar në platformën "X' ku thotë se Putini gënjen për sulmin në Moskë. Kuleba shprehet se Presidenti rus, Vladimir Putin, është një gënjeshtar patologjik, edhe tani që ai po përpiqet të lidhë Ukrainën ose vendet e tjera perëndimore me sulmin pranë Moskës, pavarësisht se nuk ka prova për të mbështetur pretendime të tilla. Gjithashtu Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se mos lejoni që Putini dhe pasardhësit e tij t'ju mashtrojnë. 

Mos u mashtroni nga Putini dhe pasardhësit e tij. Qëllimi i tij i vetëm është të motivojnë më shumë rusë të vdesin në luftën e tyre të pakuptimtë dhe kriminale kundër Ukrainës, si dhe të rrënjosin edhe më shumë urrejtje për kombet e tjera, jo vetëm për ukrainasit, por për të gjithë”, tha Kuleba.

dmytro kuleba

Sondazh

Poll