Bota

Eurodeputetja sulmon NATO-n për bombardimin e Serbisë, gazetari gjerman e ironizon: Nuk kishte ndodhur asnjë masakër më parë

Demirel është politikane gjermane e lindur në Turqi dhe aktualisht është deputete në Parlamentin Evropian.

24 Mars 2024, 20:56 Nga M.B
Eurodeputetja sulmon NATO-n për bombardimin e Serbisë, gazetari
Ozlem Demirel

BRUKSEL- Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens ka reagurar kundër eurodeputetes Ozlem Demirel e cila ka bërë një postim kundër ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 që bombardoi Serbinë për shkak të krimeve në Kosovë. Martens me ironi ka komentuar duke thë se NATO e bombardoi për “qejf” Serbinë, derisa deputeten e quan budallaqe. Demirel është politikane gjermane e lindur në Turqi dhe aktualisht është deputete në Parlamentin Evropian.

“Një ditë NATO vendosi të bombardonte Serbinë për qejf. S’kishte ndodhur asgjë më parë. Politika e aparteidit të Serbisë në Kosovë apo masakra në Srebrenicë dhe masakra të tjera nuk ekzistonin. Është e mahnitshme se sa budallallëqe çnjerëzore mund të futësh në një postim kur je aq budallaqe sa Oezlem Demirel”, ka shkruar Martens.

ozlem demirel nato

Sondazh

Poll