Bota

25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Kurti: Mirënjohës vendeve të përfshira, Aleanca ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit

Në një postim në platformën "X", Kurti shkroi se NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit.

24 Mars 2024, 18:05 Nga M.B
25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Kurti: Mirënjohës vendeve
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, u shpreh mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje. Në një postim në platformën "X", Kurti shkroi se NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ai shtoi se mirënjohja e Kosovës shkon për vendet dhe liderët të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin.

“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, shkruan Kurti.

bombardimet e nato-s

Sondazh

Poll