Bota

Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak takime me Bislimin e Petkoviç

Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve në kryeqyendrën evropiane.

24 Mars 2024, 17:58 Nga E. D
Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak takime me
Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Nesër do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviç. 

Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve në kryeqyendrën evropiane.

Lajçak në një postim në platformën “X” njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak.

dinari serb miroslav lajçak kosovë serbi be dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll