Bota

Rritet numri i viktimave pas sulmit në “Crocus City Hall” në Moskë

Komiteti Hetues i Rusisë raportoi se numri i personave të vrarë në sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” është rritur në 137.

24 Mars 2024, 16:48 Nga E. D
Rritet numri i viktimave pas sulmit në “Crocus City Hall”
fotot ilustruese

MOSKË- Rritet numri i personave të vrarë pas sulmit në kryeqytetin rus, Moskë.

Komiteti Hetues i Rusisë raportoi se numri i personave të vrarë në sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” është rritur në 137.

Gjithashtu në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë, tha komiteti, duke shtuar se 62 trupa janë identifikuar deri më tani.

Ndërsa njerëzit janë mbledhur pranë vendit të koncerteve, në veriperëndim të Moskës, në një ditë zie kombëtare në Rusi.

sulmi në moskë

Sondazh

Poll