23 Mars 2024, 22:01
Nga h.k
Foto ilustruese
SHBA-Aksionet e kompanisë Apple ranë me 4.1$ në mbylljen e bursës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke humbur rreth 113 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut.
Sipas “Bloomberg”, kompania po përballet me probleme në të dy anët e Atlantikut, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti një padi kundër saj të enjten për një monopol në tregun e smartfonëve, ndërkohë që kompania pritet të hetohet nga BE për shkelje të mundshme të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA).
Padia vjen pas vitesh pretendimesh nga kritikët se Apple po dëmton konkurrencën për shkak të kushteve kufizuese të dyqanit të saj të aplikacioneve, tarifave të larta dhe aksesit të kontrolluar në harduerin dhe softuerin e saj. “Apple po minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t’i bënin përdoruesit më pak të varur nga iPhone-ët e tyre”,-tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Sipas paditësit, Apple përdor monopolin e saj “për të nxjerrë më shumë para nga konsumatorët, zhvilluesit, krijuesit e përmbajtjes, artistët, botuesit, bizneset e vogla dhe shitësit me pakicë”. Ndërkaq, sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg, Apple ka nisur diskutimet me Google për të integruar aftësitë e Geminit në iPhone. Nëse kjo marrëveshje realizohet, iOS 18 mund të vije me veçori të Al të mbështetura nga Gemini. Gjithashtu, gjiganti teknologjik po zhvillon bisedime edhe me ChatGPT të OpenAl, për po të njëjtën arsye.
iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.
apply
Bota
23 Mars 2024, 20:11
h.k
Foto ilustruese
BEOGRAD-Nesër mbushen 25 vite nga sulmet e NATO-s mbi Beograd. Sulmet nisën pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit t&eu...
Bota
23 Mars 2024, 19:13
h.k
Foto ilustruese
SHBA-25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thot&...
Bota
23 Mars 2024, 17:21
S.B
Winsdor
BRITANI E MADHE- Princi William dhe Kate janë parë për herë të parë që nga njoftimi i prekshëm...
Bota
23 Mars 2024, 17:24
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një plan për të vrarë ish presidentin Amerikan Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij Hillary, në 23 n&eu...
Bota
23 Mars 2024, 17:06
S.B
foto ilustruese
SHBA- Në një shtet amerikan po eksperimetohet me një përqasje të re ndaj abuzimit me opioidet. Korrespondentja e Z...
Bota
23 Mars 2024, 16:57
S.B
foto ilustruese
SHBA- Këtë javë u publikua lajmi se rënia e normave të lindshmërisë mund të prekë shumic&...
Bota
23 Mars 2024, 16:30
h.k
Foto ilustruese
SLLOVAKI-Sllovakët po votojnë këtë të shtunë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Pete...
Bota
23 Mars 2024, 16:04
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Gazetarët kanë notuar të shtunën në 10 plazhe Brighton nëpër botë, për të shën...
Bota
23 Mars 2024, 15:50
h.k
Foto ilustruese
MOSKË-Grupi Shteti Islamik ka lëshuar një deklaratë vijuese duke ofruar më shumë detaje rreth sulmit të...
Bota
23 Mars 2024, 15:03
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Këshilltari presidencial i Ukrainës Mykhailo Podolyak ka hedhur poshtë çdo pretendim për përf...