Bota

"Tani jemi 50, por do të bëhemi 25 milionë"/ Me uljen e lindshmërisë shkencëtarët dalin në përfundime: Rrobotët do zëvëndësojnë njerëzit

Sipas 'The Financial Times', 75 përqind e kombeve parashikohet të bien nën nivelin e lindjeve deri në vitin 2050.

23 Mars 2024, 16:57 Nga S.B
"Tani jemi 50, por do të bëhemi 25 milionë"/ Me uljen e
foto ilustruese

SHBA- Këtë javë u publikua lajmi se rënia e normave të lindshmërisë mund të prekë shumicën e vendeve në një çerek shekulli. 'The Sun' kontaktoi me një shkencëtar i cili mendon se rrobotët humanoidë do ta mbushin këtë boshllëk në popullatat e ardhshme.

Sipas 'The Financial Times', 75 përqind e kombeve parashikohet të bien nën nivelin e lindjeve deri në vitin 2050. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi. Profesori Luis Sentis nga Universiteti i Teksasit, Austin drejtoi seancën së bashku me tre kolegë.

"Tani jemi 50, por do të bëhemi 25 milionë," i tha ai një auditori të vogël.

 

"Tani jemi 50, por do të bëhemi 25 milionë"/ Me uljen e
Rroboti Draco

 

Sentis beson se robotët humanoidë mund të mësojnë të gjitha këto aftësi për të ndihmuar popullatat në plakje. Profesori ka punuar me një ekip në një robot të quajtur Draco 3, i cili tashmë është i aftë për detyra të thjeshta. Draco 3 mund të bëjë kafe dhe ushqime të thjeshta dhe një ditë mund të pastrojë enët në shtëpinë tuaj.

rrobotet robot

Sondazh

Poll