Bota

Turma njerëzish janë mbledhur jashtë Kështjellës Windsor, vendosin lule dhe letra në mbështetje të Kate

Besohet se ata po shkojnë në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk, ku pritet të kalojnë pushimet e Pashkëve me tre fëmijët e tyre.

23 Mars 2024, 17:21 Nga S.B

 

Turma njerëzish janë mbledhur jashtë Kështjellës
Winsdor

BRITANI E MADHE- Princi William dhe Kate janë parë për herë të parë që nga njoftimi i prekshëm i Princeshës për kancerin. Çifti hipën në helikopter pranë shtëpisë së tyre në Adelaide Cottage këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi Kate i tha botës se ishte diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese.

Besohet se ata po shkojnë në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk, ku pritet të kalojnë pushimet e Pashkëve me tre fëmijët e tyre. Fansat mbretërorë janë dyndur sot në Windsor për të treguar mbështetjen dhe dashurinë e tyre për Kate, duke lënë buqeta me lule dhe letra të shkruara me dorë.

Në një letër nga publiku thuhet: Lartësia juaj mbretërore, ju uroj nga thellësia e zemrës një shërim të sigurt dhe të qëndrueshëm nga ky trajtim dhe mendimet e mia janë me ju në çdo moment.

Turma njerëzish janë mbledhur jashtë Kështjellës
buqeta me lule për Kate

Në rrjetet sociale ka me mijëra postime për Kate, ndërkohë që gazetarët jashtë rezidencës së saj mbretërore po transmetojnë vazhdimisht zhvillimet e fundit. Përshtypje la fakti se edhe dyqanet përreth donin të shprehnin mbështetjen e tyre dhe varën në rrugë flamurin britanik.

Në një deklaratë televizive emocionuese dhe të përzemërt të publikuar mbrëmë, duke konfirmuar diagnozën e saj, Kate foli për dy muajt tepër të vështirë për të gjithë familjen mbretërore.

 

kate middleton kancer princi william winsdor

Sondazh

Poll