Aktualitet

Kampioni shqiptar nuk merr shpërblimin, kryetari i bashkisë premton zgjidhjen e problemit

Nisur nga deklaratat dhe pretendimet e tij, Piranjat takojnë Fidel Yllin drejtuesin e KOKSH në Shqipëri. ‘E njoh rastin e Besmirit, ka qenë kampion dhe e meriton shpërblimin. Bashkitë nuk i bëjnë nder, por të zbatojnë ligjin, ti japin atë që i takon. E kam miratuar atë ligj vetë dhe e njoh shumë mirë’, tha Ylli.

22 Mars 2024, 22:40 Nga h.k
Kampioni shqiptar nuk merr shpërblimin, kryetari i bashkisë premton
Foto ilustruese

FIER-Besmir Agalliu është kampioni i bodybuilding në Shqipëri në vitin 2022. Turneu i zhvilluar në Kamzë e pa si fitues atë, por problem qëndron në faktin se sportisti nga Fieri nuk ka marrë shpërblimin që i takon sipas VKM-së. 

‘Jam shpallur kampion, por nuk më kanë dhënë shpërblimin dhe trajtimin e kampionit nga bashkia Fier. Unë jam banues i Fierit dhe për 1 vit duhet të merrja rreth 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju drejtohem ju sepse nuk kam asnjë shpresë tjetër ku të shkoj. Ata nuk ma japin për kapriço’, tha ai për gazetarin e Piranjave, Eraldo Harlicaj.

Nisur nga deklaratat dhe pretendimet e tij, Piranjat takojnë Fidel Yllin drejtuesin e KOKSH në Shqipëri. ‘E njoh rastin e Besmirit, ka qenë kampion dhe e meriton shpërblimin. Bashkitë nuk i bëjnë nder, por të zbatojnë ligjin, ti japin atë që i takon. E kam miratuar atë ligj vetë dhe e njoh shumë mirë’, tha Ylli.

Nisur nga deklarata të tilla, vendosim që së bashku me Besmirin të shkojmë drejt Klub Sport Apollonia për të takuar drejtuesin Pavlion Zarka. Ky i fundit nuk e pranon Besmirin si sportist. ‘Nuk të njoh dhe nuk të pranoj si sportist. Nuk je pjesë e jona. Unë nuk varem nga Bashkia Fier dhe nuk të njoh’. Besmiri debaton me të, por pa zgjidhje.

Shkojmë drejt Bashkisë dhe aty na konfirmohet nga personi që na pret se është pikërisht Pavlion Zarka personi që është përgjegjës për sportin në Bashkinë Fier. Kërkojmë të takojmë kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi, por më kot, por në momentin që i kishim humbur shpresat, marrim një telefonatë nga ai.

‘Do ta verifikoj rastin dhe do të lë një person të merret me këtë problem. Nëse e meriton, patjetër që do të marrë shpërblimin që i takon. Ai dhe kushdo tjetër në Bashkinë e Fierit’, tha Subashi. Shpresojmë që një premtim i tillë, të mos jetë si ‘premtimet elektorale’./Syri.Tv 

besmir agalliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 22:12 h.k

Shqiptarët kundër dënimit me vdekje

Foto ilustruese TIRANË-Dënimi me vdekje, një tjetër çështje që ndan vlerat dhe pozicionimin e një shoqërie ...