Bota

Protestuesit në Kili përdorin lazer për të shmangur përleshjet me policinë e armatosur rëndë (VD)

17 Nëntor 2019, 10:30 Nga DOSJA
Protestuesit në Kili përdorin lazer për të shmangur

KILI- Kili prej javësh tashmë po përballet me protestat e dhunshme, ku përleshjet mes qytetarëve dhe policisë po bëhet gjithmonë edhe më e ashpër.
Ndërkohë nga mediat e huaja është mësuar se protestuesit në Kili po përdorin lazer dore për të menaxhuar situatën me policinë teksa po zhvillojnë tubime të herë pas hershme kundër qeverisë.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon demonstruesit duke brohoritur që me lazerat në duar, që ngjajnë si dhjetëra rreze drite.

Droni i policisë shihet të largohet nga kontrolli përpara se të bjerë nga qielli, ndoshta si rezultat i ndërhyrjes në sensorët e tij, më 12 nëntor.

Momento en que manifestantes hacen caer un DRON con un “ataque” de luz láser, en Plaza Italia (21:00)
(video @PiensaPrensa) pic.twitter.com/brCpJ2KQ7K

— PIENSA.PRENSA (@PiensaPrensa) November 13, 2019

Erdhi tre ditë pasi policia kiliane paralajmëroi se përdorimi i lazerëve kundër pilotëve të tyre të helikopterëve ishte një krim sepse ai “paraqet rrezik për sigurinë e fluturimit dhe shëndetin e ekuipazhit”.

Taktika duket se është përhapur nga ajo çfarë u pa në Hong Kong, ku protestuesit përdorën lazer për të verbuar forcat e sigurisë dhe për të shmangur kamerat që monitorojn në çdo moment fytyrat e protestuesve.

Një tjetër video nga Santiago, e postuar në rrjetet sociale të martën me mbishkrimin “Beteja me Laser”, tregon protestuesit që drejtojnë lazerat nga policia që në duar mbajnë armë.
Demonstratat në Kili nisën një muaj më parë si një protestë për tarifat e metrosë përpara se të zgjeroheshin shpejt në një lëvizje masive kundër pabarazisë. Të paktën 25 njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë plagosur deri më tani nga këto protesta të dhunshme.

Të premten e javës që lamë pas partitë kryesore në vend iu përgjigjën trazirave duke bërë thirrje për një kushtetutë të re në mënyrë që të zëvendësonin atë të imponuarën e vitit 1980 nga diktatura ushtarake nën Augusto Pinochet.

Burimi: Independent 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota protestat me lazer ne kili protestat me lazer ne kili

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2019, 15:25

Bizneset në Kosovë kundër Shengenit Ballkanik

KOSOVË- Bizneset në Kosovë nuk janë dakord me Shengenin Ballkanik të lajmëruar më herët.Pavarësisht se aktualisht nuk janë pjesë, një pjesë e mirë e biznes...