Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat/ Mjeti përfundoi në kanal, shkak dyshohet shpejtësia

Si pasojë drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

21 Mars 2024, 21:53 Nga S.N
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat/ Mjeti
Foto Ilustrim

LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Kasht-Bardh. Aksidenti ka ndodhur pasi një automjet tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë të rrezikshme.

Si pasojë drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qënë me shpejtësi dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar kështu në kanal.

aksident aksi lushnje-berat

Sondazh

Poll