Bota

Shefi i shtabit të forcave të armatosura franceze: Mbështetja për Ukrainën mund të shkojë përtej dorëzimit të armëve

Sipas shefit të shtabit të përgjithshëm francez, Kievi nuk kërkon mbështetje për sa i përket fuqisë së trupave, por NATO, duhet të përgatitet për të gjitha rastet.

21 Mars 2024, 21:44 Nga S.N
Shefi i shtabit të forcave të armatosura franceze: Mbështetja
Foto Ilustrim

FRANCË- Mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të shkojë përtej thjesht dorëzimit të armëve, tha sot shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura franceze, duke përforcuar komentet e fundit të diskutueshme nga presidenti Macron, i cili tha se një dislokim i trupave tokësore nuk përjashtohej.

"Evropianët duhet të jenë në gjendje të marrin rreziqe për të garantuar sigurinë në Evropë në dekadën e ardhshme," tha gjenerali Thierry Burkar në margjinat e një conference shtypi. “Ne nuk mund ta konsiderojmë luftën në Ukrainë si shqetësim dytësor për ne. Ajo na shqetëson sepse jemi të përfshirë në pasojat e saj”, këmbënguli ai teksa mirëpriti homologun e tij suedez Michal Biden në Paris.

Sipas shefit të shtabit të përgjithshëm francez, Kievi nuk kërkon mbështetje për sa i përket fuqisë së trupave, por NATO, duhet të përgatitet për të gjitha rastet. “Ushtria ukrainase po lufton me shumë guxim, tashmë me efikasitet të jashtëzakonshëm. Lufta do të përfundojë kur Rusia të ndalojë së sulmuari”, theksoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin e bazoi strategjinë e tij në idenë se Perëndimi nuk do të shkojë kurrë në Ukrainë, por do të kufizohet në furnizimin me armë. Duhet t’i tregojmë se nuk do të mund ta përdorë këtë logjikë për të shkuar deri në fund, sepse kjo ide nuk është e saktë.

Në fund të shkurtit, presidenti Macron tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej, ndërsa sqaroi se asgjë e tillë nuk ishte vendosur në atë kohë.

ukraina franca be

Sondazh

Poll