Bota

Ushtria franceze pas deklaratave të Macron: Mbështetja për Ukrainën mund të shkojë përtej dorëzimit të armëve

Sipas shefit të shtabit të përgjithshëm francez, Kievi nuk kërkon mbështetje për sa i përket fuqisë së trupave, por NATO, së cilës Suedia sapo i është bashkuar, duhet të përgatitet për të gjitha rastet.

21 Mars 2024, 20:55 Nga E. D
Ushtria franceze pas deklaratave të Macron: Mbështetja për
foto ilustruese

UKRAINË- Mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të shkojë përtej dorëzimit të armëve, tha shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura franceze, duke përforcuar komentet e fundit të Emmanuel Macron, i cili tha se një dislokim i trupave tokësore nuk përjashtohej.

"Evropianët duhet të jenë në gjendje të marrin rreziqe për të garantuar sigurinë në Evropë në dekadën e ardhshme. Ne nuk mund ta konsiderojmë luftën në Ukrainë si shqetësim dytësor për ne. Ajo na shqetëson sepse jemi të përfshirë në pasojat e saj," tha gjenerali Thierry Burkar në margjinat e një konference të shkurtër dhe të rrallë shtypi.

Sipas shefit të shtabit të përgjithshëm francez, Kievi nuk kërkon mbështetje për sa i përket fuqisë së trupave, por NATO, së cilës Suedia sapo i është bashkuar, duhet të përgatitet për të gjitha rastet.

“Ushtria ukrainase po lufton me shumë guxim, tashmë me efikasitet të jashtëzakonshëm. Lufta do të përfundojë kur Rusia të ndalojë së sulmuari”, tha ai.

thierry burkar

Sondazh

Poll