Bota

Zelensky thirrje krerëve të BE: Dërgoni më shumë sisteme mbrojtëse ajrore në Ukrainë

Në mesazhin e tij, të transmetuar përmes video-telefonatës, për samitin dy-ditor në Bruksel, presidenti ukrainas u kërkoi gjithashtu aleatëve të tij që të siguronin më shumë predha artilerie për trupat e tij.

21 Mars 2024, 21:14 Nga S.N
Zelensky thirrje krerëve të BE: Dërgoni më shumë
Volodymyr Zelenskyy

BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të dërgojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në vendin e tij dhe të përdorin  asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

Në mesazhin e tij, të transmetuar përmes video-telefonatës, për samitin dy-ditor në Bruksel, presidenti ukrainas u kërkoi gjithashtu aleatëve të tij që të siguronin më shumë predha artilerie për trupat e tij.

Samiti i BE-së që po zhvillohet sot në focus të diskutimeve ka mbështetjen për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme. BE-ja është mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

volodymyr zelenksyy

Sondazh

Poll