Politike

Sot seancë plenare, mbërrijnë në Kuvend ambasadori gjerman, bullgar dhe zv.ambasadorja britanike

Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore. 

21 Mars 2024, 09:45 Nga r.ll
Sot seancë plenare, mbërrijnë në Kuvend ambasadori
kuvendi

TIRANË- Për pak minuta në Kuvend pritet të nisë seanca plenare e radhës. Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur ambasadori gjerman, bullgar dhe zv.ambasadorja britanike.

Sot pas 5 muajsh protestash dhe tensionesh pritet që në Kuvend të zhvillohet një seance plenare normale me diskutime. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore. 

Konkretisht, Komisioni Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.  

seance plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll