Politike

Dakordësia PD-PS, Lapaj: Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë, në 30 vite asnjë komision nuk ka sjellë rezultat

20 Mars 2024, 22:03 Nga r.ll
Dakordësia PD-PS, Lapaj: Sa herë janë bërë bashkë
adriatik lapaj

TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka komentuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe PD-së.

Lapaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ata janë bashkë përgjatë 30 viteve dhe tha se i kanë bërë dëm Shqipërisë sa herë janë bërë bashkë. Ndërkohë shtoi se sipas tij në këto 30 vite nuk ka pasur një komision hetimor që ka sjellë rezultate. 

“Më në fund nuk ndenjën dot larg njëri-tjetrin. Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë. Në fakt janë bashkë tërë kohës, por sa herë kanë dalë bashkë publikisht për të kryer ‘reforma’. U bënë bashkë në 2008, duke i bërë gjëmën Shqipërisë, duke ndryshuar Kushtetutën dhe rrëzimin e demokracisë që deri atëherë kishim ndryshuar.

Pas 2008, u bënë bashkë në 2009 ku ndryshuan Kodin Zgjedhor dhe ai kod është ende në fuqi ku është hequr gara. Dy kryetarë partish kanë dy biznese të mëdha ku kryetarët e partisë janë ata që ndajnë postet, ndajnë emrat e deputetëve. 30 ditë para zgjedhjeve e dimë 90% të Parlamentit të ardhshëm. Kur kryeministri çon një projektligj në Parlament, të gjithë votojnë pro. Në këto 30 vite më gjeni një komision që ka sjellë rezultate”, tha ai.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll