Politike

“Kurajo dhe guxim për njerëzit e drejtësisë”, Ndihmës-Sekretarit i Shtetit: Nëse kanë vullnet për të bërë punën e vështirë, kanë ndihmën tonë

Robinson tha nëse njerëzit e drejtësisë që hetojnë dhe shpallin vendime kanë vullnet të bëjnë punën e vështirë, “ne jemi këtu për t’i ndihmuar”.

20 Mars 2024, 22:55 Nga I.A
“Kurajo dhe guxim për njerëzit e drejtësisë”,
todd robinson

TIRANË- Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson tha se prokurorët e SPAK kanë mbështetjen dhe ndihmën e SHBA. Gjatë një interviste për Top Channel, Robinson tha nëse njerëzit e drejtësisë që hetojnë dhe shpallin vendime kanë vullnet të bëjnë punën e vështirë, “ne jemi këtu për t’i ndihmuar”.

Todd D. Robinson Siç e thashë më parë, ne duam që ata ta dinë se kanë mbështetjen tonë. Ne i kuptojmë nevojat e tyre dhe atë që ata duam të marrin nga bashkëpunimi me ne. Ne duam që ata të kuptojnë se ne e dimë që nuk është e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Por, si përfundim, mesazhi është: nëse ata kanë vullnetin të bëjnë punën e vështirë, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Dhe nuk është vetëm SPAK-u, janë të gjitha agjencitë e pavarura. Është sistemi gjyqësor.

Është sistemi i burgjeve. E dini, ne duam të punojmë me ministritë, duam të punojmë me ekzekutivin. Ne nuk duam të përjashtojmë askënd. Ne duam të jemi në një marrëdhënie gjithëpërfshirëse në mënyrë që kushdo, nga qytetarët e zakonshëm që përmende me parë, e deri te ministritë dhe institucionet e pavarura, institucionet e drejtësisë, ne duam që të gjithë të punojnë së bashku tani dhe drejt së ardhmes. Ne mendojmë se, e dini, ne duam të falënderojmë këto institucione për punën e tyre në të shkuarën, atë që po bëjnë tani, por më me rëndësi, atë që do të bëjnë në të ardhmen, për ta bërë Shqipërinë një partner më të mirë, për ta bërë Europën një partner më të mirë, dhe si përfundim, për ta bërë aleancën tonë globale më të fortë kundër këtyre kriminelëve të organizuar ndërkombëtarë.

todd d. robinson

Sondazh

Poll