Bota

Stafi u përpoq të kishte akses në dosjet mjekësore të Kate Middleton, klinika thyen heshtjen

Kjo pason lajmet se stafi i spitalit u përpoq të hynte në informacionin privat mjekësor të Kate.

20 Mars 2024, 16:26 Nga S.B
Stafi u përpoq të kishte akses në dosjet mjekësore të
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Spitali ku Princesha e Uellsit, Kate Middleton iu nënshtrua operacionit abdominal ka thënë se çdo shkelje e informacionit të pacientit do të hetohej. Kjo pason lajmet se stafi i spitalit u përpoq të hynte në informacionin privat mjekësor të Kate.

Klinika e Londrës tha se nuk kishte vend për ata që shkelin qëllimisht besimin e pacientëve ose kolegëve. Zyra e Komisionerëve të Informacionit (ICO) tha se kishte marrë një "raport shkeljeje" dhe po bënte hetime. Al Russell, shefi ekzekutiv i Klinikës së Londrës tha në një deklaratë se të gjithë punonjësit e tij ishin të vetëdijshëm për detyrat e tyre individuale, profesionale, etike dhe ligjore në lidhje me konfidencialitetin e pacientit.

"Ne kemi sisteme të vendosura për të monitoruar menaxhimin e informacionit të pacientit dhe, në rast të ndonjë shkeljeje, do të ndërmerren të gjithë hapat e duhur hetimor, rregullator dhe disiplinor." tha Russell.

Të martën, Daily Mirror raportoi se të paktën një anëtar i stafit u tha se ishte kapur duke u përpjekur të aksesonte kartelën mjekësore të Kate. Gazeta tha se një hetim i brendshëm ishte nisur në spitalin privat, i cili ka trajtuar Princeshën dhe Mbretin Charles III në muajt e fundit. Middleton bëri një operacion abdominal në janar dhe është tërhequr nga detyrat publike ndërsa shërohet.

kate middleton mbreti charles iii

Sondazh

Poll