Ekonomi

Guvernatori i BSH: Inflacioni i çmimeve të konsumit ka pësuar rënie gjatë dy muajve të parë të vitit

Gjithashtu Sejko u shpreh se inflacioni do të luhatet në nivelet e rreth 3%.

20 Mars 2024, 16:22 Nga r.ll
Guvernatori i BSH: Inflacioni i çmimeve të konsumit ka pësuar
gent sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar norman bazë të interesit në nivelin e 3.25%.

Gjithashtu Sejko u shpreh se inflacioni do të luhatet në nivelet e rreth 3%. Sipas tij, inflacioni i çmimeve të konsumit shënon një rënie të shpejtë gjatë dy muajve të parë të vitit.

"Inflacioni do luhatet rreth 3%. Inflacioni i çmimeve të konsumit shënon një rënie të shpejtë gjatë dy muajve të parë të vitit. Inflacioni ra nga niveli mesatar nga 3.9% në nivelin 3 %. Inflacioni i artikujve të tjerë u shfaq më i qëndrueshëm Rënia e shpejtë e inflacionit të ushqimeve pasqyroi një dukuri rajonale dhe evropiane të diktuar nga rritja e ofertës. Bazuar në informacionin aktual efektet do të vijojnë prezentë edhe për disa muaj në vazhdim. Inflacioni bazë neto tregues, i cili shmang ndikimin e lëvizjes se çmimeve të shportës rezultoi 3.3%. Kjo ecuri sugjeron se presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet. Rritja ekonomike është zgjeruar nga investimet private nga rritja e eksportit të shërbimeve. Këshilli mbikëqyrës Vendosi të mbajë të pandryshuar norman bazë të interesit në nivelin e 3.25%, të mbajë të pandryshuar norman e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2.25 dhe gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë një ditorë ne nivelin e 4. 25 %.", tha Sejko. 

gent sejko banka e shqiperise

Sondazh

Poll