Ekonomi

Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, me rritjen më të madhe të shitjeve në tremujorin e fundit 2023, tregtia në vendnumëro

Në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe në riparimin e automjeteve në tremujorin e katërt 2023, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

20 Mars 2024, 12:28 Nga M.B
Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, me rritjen më të madhe
Foto ilustruese

TIRANA- Bizneset e lidhura me sektorin e turizmit, si hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, kishin rritjen më të lartë të shitjeve në tremujorin e fundit të vitit 2023 nga i gjithë sektori i shërbimeve që përfshin aktivitetet ekonomike si tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, raportoi INSTAT.

Tregtia, shitjet në vendnumëro

Në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe në riparimin e automjeteve në tremujorin e katërt 2023, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Numri i të punësuarve shënoi rritje 0,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Transporti, shitjet u rriten me 5,6%

Aktivitetet e transportit, Magazinimit, Postës shënuan rritje të shitjeve në volum me 5,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, teksa fondi i pagave shënoi rritje 14,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Hotelet më rritjen më të fortë të pagave dhe shitjeve

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2023 ishin me përmirësimin më të lartë në krahasim me aktivitet e tjera.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022 dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,0%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Fondi i pagave shënoi rritje 23,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Bar, Restorante, pagat u rriten më shumë se shitjet

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante tregojnë se shitjet u rripen më pak se fondi i pagave në tremujorin e fundit 2023. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 202 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Informacioni dhe Komunikacion, pagat u rriten më shumë se shitjet

Treguesit në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e katërt 2023, tregojnë se, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022 dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Fondi i pagave shënoi rritje 15,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, më shumë rriten të punësuarit

Treguesit në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e katërt 2023 tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022 dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 24,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Agjencitë udhëtimi, rritje dyshifrore të shitjeve dhe pagave

Treguesit në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2023 tregojnë se, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 33,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, ndërsa Fondit të pagave shënoi rritje 25,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022./ Monitor

hotelet dhe agjencitë e udhëtimit

Sondazh

Poll