Bota

Der Leyen: Po përgatitetet një raport për forcimin e kapaciteteve politike e mbrojtëse të Evropës, do të jetë gati në vjeshtë

ç theksoi der Leyen, raporti ka të bëjë me qasjen e të gjithë shoqërisë dhe pritet të jetë gati në vjeshtë, ndërsa siç tha ajo do të bëhet duke pasur parasysh se mbrojtja është përgjegjësi e shteteve anëtare.

20 Mars 2024, 15:51 Nga S.N
Der Leyen: Po përgatitetet një raport për forcimin e kapaciteteve
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Një raport për forcimin e kapaciteteve politike dhe mbrojtëse të Evropës pritet të përgatitet nga ish-presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto , në bashkëpunim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe shtetet anëtare.

Njoftimi u bë nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ish-presidentin finlandez. Siç theksoi der Leyen, raporti ka të bëjë me qasjen e të gjithë shoqërisë dhe pritet të jetë gati në vjeshtë, ndërsa siç tha ajo do të bëhet duke pasur parasysh se mbrojtja është përgjegjësi e shteteve anëtare.

Në fund, presidentja e Komisionit nënvizoi se ambiciet e Putinit nuk mbarojnë në Ukrainë përkundrazi, Putini flet për misionin e tij historik.

usula von der lyen komisoni evropian

Sondazh

Poll