Bota

Po planifikonte sulm terrorist, Ukraina ndalon një ndër “kokat” kryesore të ISIS

16 Nëntor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Po planifikonte sulm terrorist, Ukraina ndalon një ndër

UKRAINË- Agjencia e Intelegjencës së Ukrainës ka thënë se ka arrestuar një figurë kryesore të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Al-Bara Shishani, me nacionalitet nga Gjeorgjia, u gjet afër kryeqytetit të Ukrainës, njoftuan Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës më 15 nëntor.

Sipas njoftimit, Agjencia Qendrore e Intelegjencës dhe Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë kanë marrë pjesë në operacion.

Vika Klimicheva, zëdhënëse e Agjencisë së Intelegjencës, ka thënë se i ndaluari është gjetur në Ukrainë dhe se emri i tij i lindjes është Cezar Tokhosashvili.

Shishani kishte shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani i cili nga Pentagoni përshkruhej si “ministër i luftës”, raporton REL.

Shishani kishte shkuar në Turqi më 2018 dhe përmes një pasaporte të rreme kishte udhëtuar për në Ukrainë ku kishte vazhduar të koordinonte aktivitetet e Shtetit Islamik, thuhet në njoftim.

(a.m/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota al-bara shishani sulm terrorist ukraine al-bara shishani sulm terrorist ukraine

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2019, 15:25

Bizneset në Kosovë kundër Shengenit Ballkanik

KOSOVË- Bizneset në Kosovë nuk janë dakord me Shengenin Ballkanik të lajmëruar më herët.Pavarësisht se aktualisht nuk janë pjesë, një pjesë e mirë e biznes...