Bota

15 të vdekur nga bombardimet izraelite ndaj kampit të refugjatëve në Gaza

Një operacion kërkim-shpëtimi po zhvillohej të martën vonë në rrënojat e një ndërtese trekatëshe të rrafshuar nga bombardimet, pasi ekziston frika e njerëzve të bllokuar në rrënoja.

19 Mars 2024, 22:16 Nga E. D
15 të vdekur nga bombardimet izraelite ndaj kampit të refugjatëve
fotot ilustruese

GAZA- Forcat izraelite bombarduan kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës të martën , duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Një operacion kërkim-shpëtimi po zhvillohej të martën vonë në rrënojat e një ndërtese trekatëshe të rrafshuar nga bombardimet, pasi ekziston frika e njerëzve të bllokuar në rrënoja. Gjithashtu një ndërtesë trekatëshe është rrafshuar.

Më shumë se 31,800 palestinezë janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ministria e shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.

lufta në gaza

Sondazh

Poll