Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Pakistanin, lëkundje dhe në zonat kufitare me Iranin

Zyra e Meteorologjisë së Pakistanit tha se lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe u regjistruan gjithashtu në zonat kufitare Pakistan-Iran.

19 Mars 2024, 08:53 Nga M.B
Tërmeti i fuqishëm godet Pakistanin, lëkundje dhe
Foto ilustruese

AZIA- Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Pakistan. Zyra e Meteorologjisë së Pakistanit tha se lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe u regjistruan gjithashtu në zonat kufitare Pakistan-Iran. Tërmeti goditi provincën Balochistan dhe momentalisht nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

"Epiqendra e tërmetit ishte 150 kilometra në veriperëndim të Quetta me një thellësi prej 35 km", tha një zyrtar.

termet pakisatan

Sondazh

Poll