Bota

Steinmeier dhe Scholtz nuk i dërgojnë urim Putin, Berlini i quan zgjedhjet në Rusi të padrejta

Ndërsa në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për rezultatin e zgjedhjeve në Rusi, zëvëndës zëdhësnësja e qeverisë Christiane Hoffman tha: Kancelari nuk dërgoi urime, ju e dini se nuk i konsiderojmë të ashtuquajturat zgjedhje që u zhvilluan gjatë fundjavës në Rusi as të lira as të drejta.

18 Mars 2024, 16:28 Nga S.N
Steinmeier dhe Scholtz nuk i dërgojnë urim Putin, Berlini i quan
Frank-Walter Steinmeier dhe Olaf Scholtz

GJERMANI- Prestidenti dhe kancelari gjerman nuk i kanë dërguar urime Putin për rizgjedhjen e tij në Rusi. Edhe para fillimit të konferencës së qeverisë të së hënës në Berlin, presidenti federal gjerman Frank-Walter Steinmeier e bëri të qartë: "Nuk do të ketë asnjë mesazh urimi për Putin", tha zëdhënësja e presidencës.

"Mendimet e mia sot janë me njerëzit në Rusi, të cilët po luftojnë për Liri dhe Demokraci dhe janë vazhdimisht në rrezik nga regjimi i Putinit", shkroi presidenti gjeraman në platformën x.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për rezultatin e zgjedhjeve në Rusi, zëvëndës zëdhësnësja e qeverisë Christiane Hoffman tha: Kancelari nuk dërgoi urime, ju e dini se nuk i konsiderojmë të ashtuquajturat zgjedhje që u zhvilluan gjatë fundjavës në Rusi as të lira as të drejta.

"Në Rusi nuk ka liri të mendimit. Siç ka theksuar tashmë kancelari, Rusia është një diktaturë , në të cilën Vladimir Putin sundon në një mënyrë autoritare”, tha zëdhënësja e qeverisë. 

"Fakti që Rusia ka ngritur qendra votimi edhe në territore të okupuara apo të kontestuara , si në lindje të Ukrainës, është veçanërisht provokues për Berlinin Sigurisht që ne nuk e njohim këtë në asnjë rrethanë," tha zëdhënësja e qeverisë. 

Ajo sthoi se vetëm Ukraina do të kishte të drejtën për të mbajtur zgjedhje në këto territore. Ndërsa Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbock, duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm. i BE-së në Bruksel mesditën e së hënës, tha se zgjedhjet në Rusi ishin të pa drejta.

“Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve tregon sjelljen e paskrupullt të Putinit jo vetëm ndaj popullit të tij, por edhe ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara. Është shkelje e së drejtës ndërkombëtare gjoja mbajtja e zgjedhjeve në territoret e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë”, shtoi ajo.

olaf scholtz gjermania rusia

Sondazh

Poll