Bota

Arrestohen 3 persona në Spanjë, hodhën emigrantët në det duke shkaktuar 5 viktima

Sipas një deklarate të policisë, pesë personat vdiqën më 29 nëntor në brigjet jugore të Cádiz.

18 Mars 2024, 15:21 Nga E. D
Arrestohen 3 persona në Spanjë, hodhën emigrantët në
fotot ilustruese

SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar tre persona të akuzuar për hedhjen e emigrantëve në det, duke bërë që pesë prej tyre të mbyten në brigjet e Cadiz në Spanjë nëntorin e kaluar. Sipas një deklarate të policisë, pesë personat vdiqën më 29 nëntor në brigjet jugore të Cádiz. Policia tha se dy burra dhe një grua u arrestuan në fillim të këtij muaji

Gjithashtu kontrabandistët i kishin kërcënuar të pestët emigrantët me thikë dhe i kishin detyruar të hidheshin në det pavarësisht rrymave të forta dhe temperaturave të ftohta.Të paktën 37 emigrantë kishin udhëtuar me varkë nga Kenitra, Marok. Deklarata thoshte se emigrantët kishin paguar nga 3,270 deri në 13,000 dollarë për një vend në varkë.

Dhjetëra mijëra emigrantë nga vendet sub-Sahariane përpiqen të arrijnë në Spanjë çdo vit me varka të mëdha të hapura të nisura nga Afrika veriperëndimore. Shumica shkojnë në Ishujt Kanarie në Atlantik, ndërsa të tjerët përpiqen të kalojnë Detin Mesdhe drejt Spanjës kontinentale.

policia spanjolle emigrantët

Sondazh

Poll