Bota

Pasagjeri tentoi të vriste veten, avioni bën uljen emergjente në Londër

Gjithashtu pasagjeri thuhet se u gjet nga stafi në tualet, ku po përpiqej ti jepte fund jetës.

18 Mars 2024, 15:56 Nga E. D
Pasagjeri tentoi të vriste veten, avioni bën uljen emergjente në
fotot ilustruese

LONDËR- Një aeroplan thuhet se u detyrua të bënte një ulje emergjente në një aeroport të Londrës pasi një pasagjer tentoi të vetëvritej.

Incidenti ka ndodhur në një fluturim EVA Air që udhëtonte nga kryeqyteti i Tajlandës Bangkok për në Londër. Gjithashtu pasagjeri thuhet se u gjet nga stafi në tualet, ku po përpiqej ti jepte fund jetës.

Pasagjerit iu dha ndihma e parë nga stjuardesat dhe nga një mjek që po udhëtonte në fluturim. Mjekët thuhet se nxituan në ndihmë të pasagherit pas uljes dhe ai u dërgua në spital.

Sondazh

Poll