Bota

Anëtarësimi në BE dhe NATO, Von Crammon: Qeveria e Kosovës s’ka vullnet, dinë rregullat por i shkelin ato!

Ajo më tej shtoi se është bërë aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë ende.

18 Mars 2024, 14:19 Nga N.F
Anëtarësimi në BE dhe NATO, Von Crammon: Qeveria e Kosovës
Viola von Cramon

KOSOVË- Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Viola von Cramon në një intervistë së fundmi është shprehur se qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimet evropiane të vendit. Ajo më tej shtoi se është bërë aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë ende.

Sipas Von Cramon në Kosovë thonë se duan të bëhen anëtarë të NATO-s, BE-së dhe Këshillit të Evropës, por nëse dikush i njeh rregullat e klubit, duhet të luajë me ato rregulla në vend që t’i shkelë ato. Ajo shtoi se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po ua lehtëson aspak jetën qytetarëve, por po dërgon sinjale shumë të përziera.

“Partnerët ndërkombëtarë janë të lodhur nga mosveprimi i Prishtinës, dhe kjo çoi në futjen e masave ndëshkuese nga BE-ja vitin e kaluar. Të gjithë pajtohen se ka nevojë për përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, theksoi ajo për mediumin bullgarBTA-në.

Ajo ka komentuar edhe vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës që transaksionet me para të gatshme duhet të jenë në euro që nga 1 shkurti e cila u shpreh se pala kosovare nuk i ka informuan personat që do të prekeshin për vendimin

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë të vendosë se cilën valutë do të përdorë, por mënyra se si u përpoq ta zbatonte atë vendim është problematike. Të gjithë në BE dhe Uashington po pyesin pse po e bëjnë këtë, por, në fund të fundit, ata synojnë njerëzit e rregullt nga pakica serbe”, vazhdoi ajo.

Sipas raportueses së PE-së, Kosova është plotësisht e mundur që të anëtarësohet në BE, por ajo shpreson të shohë një qeveri që punon në interes të njerëzve në vend për ta arritur këtë qëllim.

 

von crammon be nato kosova

Sondazh

Poll