Aktualitet

Përgjaken karnavalet në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë plagosin 25-vjeçarin në Rodos, vihen në pranga

Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje.

18 Mars 2024, 10:44 Nga N.F
Përgjaken karnavalet në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë
Foto ilustruese

GREQI- Një sherr mes tre personash ka agravuar deri në përdorimin e thikës e cila solli plagosejne e një 25-vjeçari. Mësohet se dy shqiptarë kanë plagosur me thikë një 25-vjeçar gjatë karnavaleve në Rodos, në Greqi.

Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje. Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit. Për shkak të sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.

greqi sherr plagosje arrestim shqiptar

Sondazh

Poll