Aktualitet

Goditi me sende të forta kunatin pas një sherri, arrestohet 55-vjeçari në Dimal

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Dimal në fshatin Allambrez ku 55-vjeçari pas një sherri për motiv të dobëta ka goditur burrin e motrës së tij me sende të forta.

18 Mars 2024, 10:17 Nga N.F
Goditi me sende të forta kunatin pas një sherri, arrestohet
Foto ilustruese

DIMAL- Një 55-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka goditur me sende të forta kunatin e tij. Mësohet se ngjarja është regjistruar në Dimal në fshatin Allambrez ku 55-vjeçari pas një sherri për motiv të dobëta ka goditur burrin e motrës së tij me sende të forta.

Njoftimi i plotë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

dimal arrestim dhune

Sondazh

Poll