Aktualitet

Shpërthimi në kapanonin e Bujar Çelës, SPAK çon në GJKKO kërkesën për vlerësimin e masave

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

18 Mars 2024, 09:39 Nga h.k

Shpërthimi në kapanonin e Bujar Çelës, SPAK çon

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit, çështjen e shpërthimit të rëndë në Lushnje në biznesin e deputetit Bujar Çela. 

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar kuvendit. Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

 

bujar cela

Sondazh

Poll