Aktualitet

Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrën

Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital.

17 Mars 2024, 20:34 Nga h.k

Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala

TEPELENË-Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas.

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala

Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala

 

aksident ne tepelene

Sondazh

Poll