Aktualitet

Aksident i frikshëm në Tepelenë policia jep detajet e fundit: Katër viktimat ende nuk janë identifikuar

Policia bën me dije se kanë qenë 3 automjete të përfshira në aksident, ndërsa nuk dihen ende emrat e viktimave.

17 Mars 2024, 20:24 Nga h.k

Aksident i frikshëm në Tepelenë policia jep detajet e fundit:

TEPELENË-Ka shkuar në 4 numri i viktimave si pasojë e një aksidenti të ndodhur në by passin e Tepelenës.

Policia bën me dije se kanë qenë 3 automjete të përfshira në aksident, ndërsa nuk dihen ende emrat e viktimave.

NJOFTIMI I POLICISË

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne tepelene

Sondazh

Poll