Aktualitet

Korçë/ 50-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, ja çfarë dyshohet

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale. 

17 Mars 2024, 14:26 Nga M.B
Korçë/ 50-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, ja
Foto ilustruese

KORÇA- Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima jetonte i vetëm në banesë. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

viktima korce

Sondazh

Poll