Aktualitet

McGonigal dhe oligarku rus në ishullin e Sazanit, çfarë i lidh me investimin 1 mld dollarë të Kushner në Shqipëri?

Ky ndërtim ka ngjallur polemika edhe tek kongresmenët amerikanë, të cilët kanë akuzuar Kushner për korrupsion  pas publikimit të lajmeve mbi marrëveshjet për 1 miliardë dollarë në Shqipëri.

17 Mars 2024, 13:43 Nga r.ll
McGonigal dhe oligarku rus në ishullin e Sazanit, çfarë i lidh
charles mc gonigal

TIRANË- Bëri bujë lajmi se Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të zhvillojë projekte rezidenciale në tre destinacione shqiptare përkatësisht në ishullin e Sazanit, në Ksamil si dhe në Zvërnec. Lajmin e publikoi i pari Bloomberg, në shkrimin e të cilit bëhet me dije se Kushner planifikon të tranformojë ishullin një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. 

Ndërkohë me një kërkim të thjeshtë zbulohet se Charles Mc Gonigal rezulton se në pranverën e 2022, është emëruar si drejtor global për çështjes e sigurisë në Aman Group. Gjithashtu thuhet se kjo kompani e ka mbajtur McGonigal edhe pasi ai u vu nën hetim përpastrim parash. Në këtë kërkim mund të zbulohet gjithashtu se rrjeti i hoteleve të kësaj kompanie drejtohet nga oligarku rus Vladislav Doronin. 

Ky ndërtim ka ngjallur polemika edhe tek kongresmenët amerikanë, të cilët kanë akuzuar Kushner për korrupsion  pas publikimit të lajmeve mbi marrëveshjet për 1 miliardë dollarë në Shqipëri.

McGonigal dhe oligarku rus në ishullin e Sazanit, çfarë i lidh
kerkimi

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i ishullit në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohet me qeveritë e huaja. Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të njohur si Vlorë, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.

charles mc gonigal jared kushner

Sondazh

Poll