Sport

Egnatia nuk di më të fitojë, mundet në Korçë, Teuta mund Partizanin! Erzeni paqe me Laçin... duke penguar njeri-tjetrin

“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’. Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.

16 Mars 2024, 19:02 Nga DOSJA

Egnatia nuk di më të fitojë, mundet në Korçë,

KORCE - Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova (trajneri i rrogozhinasve festonte ndeshjen e 100-të në stol) u mposht 2-0 në Korçë nga Skënderbeu, me skuadrën bardhekuqe që ruan vendin e katërt, pavarësisht rezultatit që do të arrijë Tirana në derbi me Dinamon.

Egnatia do të parakalohej nga Vllaznia, nëse kuqeblutë fitojnë ndeshjen e kësaj jave në fushën e Kukësit.

“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’. Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.

Dështim një tjetër pretendent për titullin kampion, Partizani, që u kthye pa pikë nga “Niko Dovana” i Durrësit. Teuta mori një trepikësh me shumë vlerë për mbijetesën falë golit fantastik të Peposhit në minutën e 67-të.

Më herët, në "Egnatia Arena", Erzeni barazoi 0-0 me skuadrën kurbinase të Laçit, duke ndarë nga pikë që punë i bën të dyja skuadrave.

Egnatia nuk di më të fitojë, mundet në Korçë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll