Sport

Ofertë “Mamuthi” nga Arabia Saudite për Rafinhën, Barcelona po e mendon…

Një ofertë prej 80 milionë eurosh thuhet se ka “ardhur” në zyrat e Barcelonës nga Arabia Saudite.

16 Mars 2024, 14:00 Nga DOSJA

Ofertë “Mamuthi” nga Arabia Saudite për Rafinhën,

SPANJE - Rafinha kërkohet në Arabinë Saudite. Anësori brazilian i Barcelonës është që nga vera e vitit 2022 te katalanasit kur u ble, e megjithatë nuk konsiderohet bazë dhe i pazëvendësueshëm te ‘blaugranët’.

Sauditët duan të përfitojnë, pasi Barcelona Media ka pranuar një ofertë prej 80 milionë euro për  anësorin brazilian. Sipas “sport”, një grup nga Arabia Saudite, pa u përmendur emri, është afruar me “blaugranat”, të cilët nga ana e tyre po e mendojnë seriozisht.

Barcelona ende po përballet me probleme serioze financiare dhe një shumë e tillë do t'i jepte një shtysë të konsiderueshme arkës së klubit. Nga ana tjetër, Rafinha ka deklaruar disa herë se synimi i tij është të ketë sukses në Barcelonë dhe të fitojë sa më shumë tituj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll