Sport

Presidenti i Lazios dhe sulmi ndaj Immobile: “Mua më ndodh çdo ditë”...

Claudio Lotito nuk tregoi dhembshuri ndaj yllit të ekipit. Ai ka konfirmuar edhe trajnerin e ri të skuadrës

16 Mars 2024, 13:30 Nga DOSJA

Presidenti i Lazios dhe sulmi ndaj Immobile: “Mua më ndodh çdo

ITALI - “Je i shqetësuar për Immobile? Mua më ndodh çdo ditë, kam 20 vite nën vëzhgim”.  Kështu ka reaguar Claudio Lotito, i cituar nga “Corriere dello Sport”, ndaj sulmit që iu nënshtrua Ciro Immobile, kur po linte në kopësht djalin e tij katërvjeçar.

Sulmuesi u cilësua disa tifozë si përgjegjës për largimin e Sarrit nga komanda teknike e Lacios. Klubi italian ka lënë tashmë një mesazh mbështetjeje për lojtarin…

“Nëse ma merr celularin, do të gjesh 500.000 kërcënime me vdekje për mua dhe familjen time. Ndodh çdo ditë dhe nuk bëj gjithë këtë bujë, apo e kam gabim? Nuk po them asgjë më shumë”,- shtoi presidenti i Lazios. Immobile ka një kontratë me klubin, për të cilin tashmë ka shënuar 206 gola, deri në vitin 2026.

Lotito shfrytëzoi rastin për të konfirmuar, se Igor Tudor do të jetë trajneri i ri i skuadrës, pas shkarkimit të Maurizio Sarri: “Ai është një person që mund të drejtojë një grup dhe që ka përvojën, personalitetin dhe aftësinë për të maksimizuar burimet që ka.”

 I ardhur nga katër humbje radhazi në të gjitha kompeticionet, Lazio është shumë larg nga forma që e gjeti atë në vendin e 2-të në Serie A vitin e kaluar dhe tashmë është 14 pikë larg vendeve të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll