Bota

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 26-vjeçari qëllon për vdekje tre persona

Pas të shtënave, policia thotë se Gordon më pas goditi me armë një shofer në një parking në Bristol Pike në Morrisville dhe i grabiti automjetin.

16 Mars 2024, 18:06 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 26-vjeçari
autori i dyshuar

SHBA- Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të vdekur tre persona në Pensilvani. Autori i dyshuar i sulmit me armë zjarri është identifikuar nga policia si 26-vjeçari Andre Gordon.

"Ne po hetojmë një vrasje që ndodhi në qytezë ditën e sotme," i tha CNN Jeff Dence, kryetar i bordit të mbikëqyrësve të qytetit. “Është e lidhur me vendin. Tre persona u vranë në dy rezidenca të ndryshme.

Autoritetet thonë se Gordon, i cili po drejtonte një automjet të vjedhur, qëlloi për vdekje dy persona, dhe më pas qëlloi për vdekje edhe një person të tretë. Pas të shtënave, policia thotë se Gordon më pas goditi me armë një shofer në një parking në Bristol Pike në Morrisville dhe i grabiti automjetin. Sipas policisë drejtuesi i mjetit nuk është lënduar.

Policia e qytetit të Falls tha se ata besojnë se Gordon i njihte të gjitha viktimat, përveç shoferit. Ndër të tjera autoritetet kanë njoftuar se i riu mbetet ende në arrati dhe rrezikshmëria është e lartë. Ata ju bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ku dyshohet se është lokalizuar autori.

andre gordon vrasje ne shba

Sondazh

Poll