Bota

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit deklaron shifrat: Mbi 31 mijë të vdekur dhe 73 mijë të plagosur në Gaza që nga 7 tetori

Rreth 63 palestinezë u vranë dhe 112 u plagosën në 24 orët e fundit, thuhet në deklaratën e ministrisë.

16 Mars 2024, 17:37 Nga S.N
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit deklaron shifrat: Mbi 31
Foto Ilustrim

PALESTINË- Të paktën 31 mijë palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë  janë plagosur që nga 7 tetori në sulmin ushtarak të nisur nga Izraeli në Rripin e Gazës, tha sot ministria e shëndetësisë e Hamasit, e cila sundon enklavën. Rreth 63 palestinezë u vranë dhe 112 u plagosën në 24 orët e fundit, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Një person i armatosur palestinez hapi zjarr në drejtim të një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe më pas u qëllua dhe u vra nga ushtarët izraelitë, tha ushtria izraelite të shtunën.

Burri hapi zjarr nga varrezat palestineze në Hebron në drejtim të vendbanimit hebre fqinj, njoftoi transmetuesi publik izraelit Kan. Ai transmetoi pamjet që tregonin një burrë duke qëndruar mes varreve dhe duke qëlluar me një pushkë automatike.

Aktualisht nuk ka asnjë koment nga zyrtarët palestinezë. Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, me bastisjet izraelite dhe sulmet palestineze në rrugë.

Mungesa e përparimit të rëndësishëm në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gaza ka shtuar frikën se dhuna në rajon do të rritet më tej gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili filloi këtë javë.

gaza hamas

Sondazh

Poll