Aktualitet

Makina u përplas pranë karburantit në Durrës, drejtuesi nxirret nga mjeti pas një ore

Bëhet me dije se 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

15 Mars 2024, 13:24 Nga M.B
Makina u përplas pranë karburantit në Durrës, drejtuesi
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës ku një automjet përplas pranë një karburanti. Mësohet se pas rreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, u bë e mundur nxjerrja e drejtuesit 30-vjeçar, Mariglen Çejku nga automjeti. Bëhet me dije se 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Po ashtu mësohet se të rinjtë, përfshirë dhe pasagjerët, ishin nisur në drejtim të Tiranës dhe brenda në automjet është gjetur një shishe alkoolike. Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët me inicialet K. G, N. V dhe E. V, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

aksidenti ne durres

Sondazh

Poll