Bota

Bizneset në Kosovë kundër Shengenit Ballkanik

15 Nëntor 2019, 15:25 Nga DOSJA
Bizneset në Kosovë kundër Shengenit Ballkanik

KOSOVË- Bizneset në Kosovë nuk janë dakord me Shengenin Ballkanik të lajmëruar më herët.

Pavarësisht se aktualisht nuk janë pjesë, një pjesë e mirë e bizneseve thonë se në këtë fazë të projektit janë kundër, në kushte ku nuk po zbatohen dot 36 marrëveshjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit të prodhuesve të Kosovës thotë se fillimisht duhet hapur tregu mes dy vendeve shqip-folëse.

Edhe Sokol Kraja, kryetar i bordit të bashkimit të prodhuesve shqiptar i nënvizon nevojën e krijimin e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë për rritjen e bizneseve.

Njohja e faturave të TVSH dhe certifikatave fitosanitare janë kërkesa kryesore.

Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës llogaritet rreth 300 milionë euro në vit, kurse për gjashtë mujorin e parë të 2019 numri i bizneseve shqiptare që eksporton drejt Kosovës nuk e kalon 800 subjekte.

Më 10 nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bizneset e kosoves mini-shengeni ballkanik samiti i ohrit bizneset e kosoves mini-shengeni ballkanik samiti i ohrit

Sondazh

Poll