14 Mars 2024, 16:25
Nga h.k
Foto ilustruese
KOREJA E VERIUT-Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave të tij në ushtrimin e përdorimit të tankeve luftarake të llojit të ri, nga ku bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për t’u përgatitur për luftë, raportuan mediat shtetërore të enjten.
Stërvitja me tanke e Veriut u cilësua si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake vjetore të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat pritet të përfundojnë të enjten pasdite.
Koreja e Veriut i sheh stërvitjet e rivalëve si përgatitje për pushtim.
Stërvitja e Veriut të mërkurën kishte për qëllim vlerësimin e aftësive luftarake të tankistëve dhe në të u përfshi një lloj i ri i tankut të luftës, të cilin Kimi e quajti “tanku më i fuqishëm në botë”, sipas agjencisë koreane të lajmeve, KCNA.
Gjatë stërvitjes, tanket e rënda manovruan në rrethana të ndryshme të vështira luftarake dhe shkrepën predha në drejtim të shënjestrave. Kim hipi në njërën prej tankeve të tipit të ri dhe e ngau vetë, sipas KCNA-së.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut u zotua se do të kryente “aktivitete përgjegjëse ushtarake” si përgjigje ndaj stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në Seul. Kimi më vonë i vëzhgoi ushtrimet e qitjes me artileri.
Stërvitja e përbashkët e SHBA-së me Korenë e Jugut përfshiu ushtrimin e postit komandues të stimuluar me kompjuter dhe 48 lloje të tjera të ushtrimeve fushore, dyfish më shumë se ushtrimet e mbajtura vitin e kaluar.
Koreja e Veriut e ka shtuar testimin e armëve prej fillimit të vitit 2022, në përpjekje për ta modernizuar dhe rritur arsenalit e vet bërthamor dhe raketor.
Si përgjigje ndaj saj, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i kanë zgjeruar stërvitjet dhe ushtrimet tripalëshe, duke e përfshirë edhe Japoninë në to.
Ekspertët thonë se me gjasë Kimi dëshiron ta përdorë arsenalin e vet të rritur bërthamor për të siguruar konsensione nga SHBA-ja, si për shembull, lehtësira të mëdha nga sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut.
Ata thonë se Koreja e Veriut pritet ta zgjerojë veprimtarinë e testimeve dhe ta shpeshtojë retoriken luftëdashëse këtë vit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut mbajnë zgjedhje të rëndësishme.
REL
kim jong
Bota
14 Mars 2024, 16:24
M.B
Manastiri i Deçanit
KOSOVA- Shtetet e QUINT-it kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agj...
Bota
14 Mars 2024, 16:16
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Komandanti i lartë i Ukrainës tha se Ukraina ka filluar të rrotullojë trupat që kanë shërb...
Bota
14 Mars 2024, 15:58
E. D
foto ilustruese
JAPONI- Një gjykatë e lartë në Japoni të enjten tha se ndalimi i vendit për martesat e të njëj...
Bota
14 Mars 2024, 16:10
M.B
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, 14 mars, 2024, Bruksel.
BRUKSEL- Ukrainës po i mbarojnë municionet për lu...
Bota
14 Mars 2024, 15:52
M.B
Prishtina
KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar, ka mbërritur në godinën e qeverisë...
Bota
14 Mars 2024, 15:40
E. D
Hassan Nasrallah
LIBAN- Udhëheqësi i grupit militant libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, është zotuar të vazhdo...
Bota
14 Mars 2024, 15:48
h.k
Foto ilustruese
FRANCË-Një vrasës serial në Francë mësohet se kishte paturpësinë për të marrë pjes&...
Bota
14 Mars 2024, 15:27
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Prindërit dyshohet se kanë përdhunuar vajzën e tyre 15-vjeçare, duke pretenduar se donin ta mësonin a...
Bota
14 Mars 2024, 15:40
M.B
Këshilltari i lartë politik i DASH-it, Derek Chollet. Fotografi nga arkivi.
RUSIA- Rusia ua ka ndaluar hyrjen mbi 200 qytetarëve amerikan&eu...
Bota
14 Mars 2024, 15:36
M.B
Gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, gjatë një paraqitjeje para një gjykate në Kazan të Rusisë më 1 shkurt 2024.
Ç...